Kryeministrat Haradinaj e Rama: Kosova do të bëhet shpejt pjesë e UNESCO-së

Kryeministri Haradinaj në konferencën për gazetarë pas takimit me homologun e tij Edi Rama ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai ka thënë se Kosova do të jetë vlerë për UNESCO “sepse ka trashëgimi e larmishme e diversitet”.

“Kurdo që ndodhë anëtarësimi do të fitoj trashëgimia e Kosovës dhe e botës. Puna do të vazhdojë me procedura, nëse hyjmë këtë vit do të ishte fitore”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ndërsa i pari i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama ka thënë se askush nuk dëmtohet nga hyrja e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se është absurde qëndrimi i Serbisë karshi Kosovës për ta bllokuar në UNESCO.

“Kush mundet që nga hyrja e Kosovës në UNESCO të dëmtohet. UNESCO dihet se për çfarë është. Për Kosovën është shumë e rëndësishme anëtarësimi, por është absurd qëndrimi serb”, ka thënë Rama.

Rama e Haradinaj kanë thënë se Kosova do të jetë shpejt pjesë e UNESCO-së, pavarësisht lotimit dhe qëndrimit kundër të Serbisë me disa shtete./Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button