Gruevski mbetet pa pasaportë

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Nikolla Gruevskit, i cili është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) , atij iu vendos masë për përkujdesje, duke përfshirë edhe marrjen e pasaportës. Në kërkesë ka theksuar se pasaporta i duhet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, njofton Portalb.mk.

“Masa për përkujdesje. Marrja e përkohshme e pasaportës dhe ndalimi për të nxjerrë të ri ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror si dhe marrja e përkohshme e pasaportës diplomatike- mbesin në forcë”, thuhet në kumtesln e Gjykatës.

Pasaporta Gruevskit iu mor me 3 qershor me vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike si i akuzuar në rastin “Titanik”, ndërsa masën për përkujdesje e konfirmoi Gjykata e Apelit me 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button