Ish-kryeministri turk Davutogllu për vizitë në Maqedoni

Ministri i angazhuar i Investimeve të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Adnan Qahil, mbrëmë e priti dhe realizoi takim me ish kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe deputet aktual nga Konja, Ahmeti Davutogllu, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

“Davutogllu, i cili do të jetë për vizitë pune treditore, pas takimit me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, do të realizojë edhe vizitë të Kabinetit të ministrit të Investime të Huaja Adnan Qahil”, kumtuan nga Kabineti i ministrit.

Në suaza të vizitës treditore në vend Davutogllu do të realizojë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Është paraparë që ai më 28 shtator të mbajë fjalim në panel diskutimin për Perceptimin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë”, në organizim të Shoqatës së studentëve të diplomuar nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button