fbpx

AMIE: Maqedonasit në Shqipëri kërkojnë lirimin urgjent dhe të pakushtëzuar të Edmon Temelkos

Partia e maqedonasve nga Shqipëria – Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) e dënon rreptësisht arrestimin e Edmond Temelkos, kryetarit të komunës së Pustecit, nën akuzën për “parregullsi zgjedhore në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013”.

AMIE konfirmon se Edmond Temelko çdo ditë i ka kryer detyrimet e tij të punës si kryetar i komunës së Pustecit në Republikën e Shqipërisë, shtetësinë dhe pasaportën e të cilës gjithashtu e posedon, por asnjëherë nuk është fshehur, apo është arratisur, rregullisht është paraqitur çdo të mërkurë, fillimisht në Gjykatën Themelore Shkup 1, ndërsa më pas në Gjykatën Themelore të Resnjës, në pajtim me masat paraprakisht të konfirmuara për kujdes ku i ishte konfiskuar edhe pasaporta e Maqedonisë.

AMIE konsideron se arrestimi i Edmond Temelkos paraqet fyerje për të gjithë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe kërkon nga presidenti i Republikës së Maqedonisë menjëherë ta falë Edmond Temelkon me qëllim lirimin e tij nga  ndjeka penale, duke pasur parasysh edhe gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Edmond Temelko dje pasdite në Shkup u arrestua pasi  ishte shpallur fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup e pranoi kërkesën e PSP-së dhe i caktoi Temellkos masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Temelko është i akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

LEXO: Edmond Themelko dërgohet në burgun e Shutkës (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close