Gjykata vendosi që videoja e rastit “Ryshfet” të përdoret si dëshmi kundër Zaevit

Gjykata e ka refuzuar kërkesën e avokatëve të kryeministrit, Zoran Zaev që video-inçizimi në rastin “Ryshfet” që e ka pa i gjithë opinioni prej kur u publikua në youtube të mos shfrytëzohet në lëndë. Gjykata vendosi që incizimet të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë. Avokatët e Zaevit paralajmëruan ankesë pas këtij vendimi, njofton Portalb.mk.

Sot u shtye edhe një seancë në këtë lëndë që zhvillohet kundër Zevit për marrjen e ryshfetit. Shkaku për shtyrjen është për arsye se gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska është në pushim mjekësor. Gjykimi është shtyrë për 20 nëntor.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button