Pothuajse një milion njerëz ende janë pa ujë pas tërmetit në Meksikë

Të paktën 900.000 banorë të rajonit Istapalapa, në lindje të kryeqytetit të Meksikë, ende nuk kanë qasje deri te furnizimi me ujë, pas tërmetit të 19 shtatorit, kumtuan autoritetet lokale.

Tërmeti me intensitet prej 7,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit shkaktoi rreth 820 dëmtime në rrjetin e ujësjellësit në Istapalapa dhe shumica e tyre ende nuk janë evituar.

Përfaqësuesi lokal Dione Angiano deklaroi se gjendja është kritike. Ditëve të fundit autoritetet siguruan cisterna me ujë, por u konstatua se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Në Istapalata ka rreth dy milionë banorë.

Në tërmetin kanë humbur jetën 333 persona, ndërsa qindra të tjerë  janë lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button