fbpx

Shekerinska dhe Dimitrov në takim të Këshillit Veriatlantik kushtuar Maqedonisë

 Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska së bashku me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov po qëndrojnë për vizitë në Bruksel ku sot do të marrin pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik me Republikën e Maqedonisë (NAC+1).

Në takimin me ambasadorët e Këshillit Veriatlantik me të cilin do të kryesojë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Rouz Gotemeler, do të mbyllet cikli i 17-të i Planit të Veprimit për anëtarësimin e RM-së në NATO, me ç’rast do të prezantohen qëllimet dhe aktivitetet e realizuara të Qeverisë në drejtim të përmbushjes së kritereve të vendosura për anëtarësim në NATO.

Nga Qeveria sot kumtuan se fokusi do të vihet në proceset e reformave që intensivisht dhe me kohë po zbatohen sipas Planit 3-6-9, në kontributin e Maqedonisë drejt ruajtjes dhe avancimit të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për aktivitetet e ardhshme në suaza të politikës së ardhshme proaktive dhe reformat e mbrojtjes.

Ministrat Shekerinska dhe Dimitrov sot në Bruksel do të kenë takim me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s Gotemeler, ku në orën 14:45 në pres qendrën e NATO-s do të japin deklaratë të përbashkët për mediat.

Në prag të takimit të Këshillit Veriatlantik, Shekerinska dje në Bruksel u takua me Pedro Seranon, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Shërbimit evropian për Politikë të Jashtme, ndërsa sot pritet të ketë takim me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim dhe Politikë në NATO Pol Severo. Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dje pasdite në Bruksel u takua me komisarin evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close