Tramp: SHBA-ja plotësisht është e gatshme për opsion ushtarak në Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trap deklaroi se SHBA-ja është e gatshme për opsion ushtarak në zgjidhjen e krizës bërthamore rreth Koresë së Veriut dhe paralajmëroi se zbatimi i tij bërthamor do të ketë pasoja shumë serioze mbi Phenian.

“Plotësisht jemi të gatshëm për opsionin e dytë, por ky nuk është opsioni më i dëshiruar. Por, nëse e ndërmarrim, ju tregoj se ajo do të jetë katastrofale për Korenë e Veriut. Ky opsion quhet ushtarak. Nëse duhet ta zbatojmë, do ta bëjmë atë”, deklaroi Tramp në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoj.

Rahoj tha se Spanja do të mbështesë çdo zgjidhje politike për zgjidhjen e krizës rreth Koresë së Veriut.

SHBA vendosi sanksione të reja për tetë banka koreanoveriore dhe 26 udhëheqës të bankave nga Koreja e Veriut. Sanksionet vendosen në bazë të vendimit të Trampit, të nënshkruar javën e kaluar dhe të orientuar kundër Koresë së Veriut deri te sistemi bankar ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button