Qeveria e miratoi Informacionin për Regjistrin e popullsisë

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Informacionin për statusin e zbatimit të projektit “Regjistri i popullsisë”.  Nga realizimi përkatës, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, pritet ky projekt në të ardhmen madje edhe ta zëvendësojë regjistrimin, siç është rasti në disa vende evropiane.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të zbatojë aktivitete për përpunimin e zgjidhjes për Regjistër qendror elektronik të popullsisë deri në korrik të vitit 2018 i cili do t’i përfshijë fushat në vijim për popullsinë në Republikën e Maqedonisë: Emrin, Mbiemrin, Gjuhën, NVAQ, Gjininë, Datën e lindjes, Vendin e lindjes (Shtetin, Komunën, Vendbanimin), Dokumentet personale (listë të dokumenteve me të dhëna për Numrin, Llojin, Datën e lëshimit, Datën e afatit, Statusin, Vendin e lëshimit), Nëna (NVAQ), Babai (NVAQ), Adresa e vendbanimit (Komuna, Vendbanimi, Rruga, Numri, numri i hyrjes, banesës), Adresa e qëndrimit të përkohshëm (Komuna, Vendbanimi, Rruga, Numri, numri, hyrja, banesa), Shtetësia (Shteti, Statusi, Data e fillimit, Data e ndërprerjes), Statusi martesor, Data e statusit martesor, Bashkëshort/e (NVAQ), Kombësia, Vdekja, Data e vdekjes, Vendi i vdekjes (Shteti, Komuna, Vendbanimi).

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë – Drejtorinë për Evidencë të Librave të Amzës, Entin Shtetëror për Statistikë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e urdhëroi Drejtorinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Drejtorinë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara, më së voni në afat prej shtatë ditëve nga dita e miratimit të Informacionit të nominojë anëtarë dhe zëvendësanëtarë në grupin punues për përpilimin e projekt-ligjit për ligjin për regjistrin qendror elektronik të popullsisë dhe projekt ligjin për Ligjin për shërbime elektronike.

Për realizimin e këtij projekti Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më 5.10.2017 të harmonizojnë plan aksionar për zbatimin e projektit “Regjistri i popullsisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button