Pse nuk duhet të eksperimentojmë me paraqitjen ditën e dasmës?

Është dita e ëndrrave për shumicën e vajzave, ashtu sikurse të gjitha përpiqen të kenë paraqitjen më unike këtë ditë të shënuar. Dasmat po vihen gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes, ndërsa përgatitjet për ceremoni të tilla janë të panumërta. Dekori i sallës, të ftuarit e nderit, shoqëruesit e çiftit, fustani i nuses, grimi dhe modeli i flokëve…duket më tepër si një eksperiencë rraskapitëse, por ja që të dashuruarit e cilësojnë si eventin më kuptimplotë të jetës, shkruan Bordo.al. 

Kur vjen puna tek vajzat, secila kërkon perfeksionin, e për këtë arsye ndonjëherë ndodh që ta ekzagjerojnë me grimin. Kur Poppy Delevingne u cilësua si një ndër nuset më të bukura të të gjitha kohërave, kjo nuk vinte vetëm si pasojë e fustanit përrallor, pasi kontribut të jashtëzamonshëm dha edhe zgjedhja për flokët e makeup-in. Me thjeshtësinë mbizotëruese, Poppy dukej e pakrahasueshme. Artistët e grimit kanë zbuluar gabimet që nuk duhet t’i bëjmë kurrë në këtë ceremoni, për aq kohë sa kemi veshur fustanin e bardhë. Ja këshillat që ata vetë japin:

Shmangni çdo krem ton apo produkt me nivel mbrojtje kundra rrezeve të diellit. Kjo nuk është dita për të treguaj kujdes të detajuar ndaj shëndetit të lëkurës. Fillimisht, ka rrezik të mos përshtatet aq mirë me sipërfaqjen, ashtu sikurse blici i kameras do të bëjë të dallohen kokrrizat e përmbajtjes së një kremi të tillë.

Nuk është dita për detaje jo natyrale. Nëse po mendoni për qerpikë fallco, thjesht hiqeni këtë ide nga mendja. Dëshironi të dukeni sa më elegante, e nuk do donit t’i përngjasonit një kllouni të rënduar me makeup, apo jo?

Buzët e kuqe, do të jenë problem nëse realizoni foto bardh e zi. Tonaliteti i këtij lloji do t’ju bëjë të dukeni si nuse gotike, pasi e kuqja përkthehet në të zezë në raste të tilla.

Harrojeni shkëlqyesin, sidomos nëse keni flokët e lëshuara. Të gjitha kemi përjetuar ngjitjen e fijeve të flokëve në buzë vetëm prej këtin produkti, dhe nuk besojmë se dëshironi ta përjetoni nga fillimi diçka të tillë….!

Mos kini tendencën të arrini një tonalitet të lartë nxirje të lëkurës, pasi fustani do të ngjajë po aq i bardhë sa pasta e dhëmbëve, ndërsa dhëndri do të jetë thjesht një objekt kontrasti.

nuse

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button