Dimitrov në Bruksel u takua me Johanes Han

Pritje për fillimin e negociatave parainkuadruese me Bashkimin Evropian shprehu sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në takimin në Bruksel me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Johanes Han.

Dimitrov, siç kumtoi MPJ, në takim e ka informuar Hanin për zbatimin e deritanishëm të reformave në pajtim me Planin veprues të Qeverisë – Planin 3-6-9 dhe e ka riafirmuar angazhimin e Qeverisë për angazhimin e plotë në zbatimin e reformave kyçe, me qëllim që në afat të shkurtër të hapet rruga për përsëritjen e rekomandimit për fillimin e negociatave inkuadruese.

Në këtë drejtim janë adresuar aktivitetet më të rëndësishme të deritanishme dhe të ardhshme të agjendës evropiane.

Dimitrov ka shfaqur bindje se progresi i vendit do të mundësojë hapjen e diskutimit për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese, si hap drejt realizimit të qëllimit strategjik të Maqedonisë – anëtarësimin në BE.

Eurokomisari Han e ka përsëritur përkushtimin e KE-së për bashkëpunimin e mëtejmë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në funksion të realizimit të suksesshëm të prioriteteve reformuese urgjente dhe përshpejtimin e procesit eurointegrues të vendit.

Në takim është shprehur gatishmëri e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe dinamik në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button