fbpx

Pa ujë nesër disa pjesë të Gazi Babës dhe Aerodromit

Pa ujë nesër do të mbeten disa pjesë të komunave Gazi Babë dhe Aerodrom, informojnë nga QRMK Shkup.

Për shkak të ndërrimit të tre mbyllësve në park pyllin “Gazi Babë” pa ujë nga ora 23:00 e deri në përfundim të intervenimit do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjja Hekuranë, një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Autokomandë, dhe rrugët “Trifun Haxhijanev”, “Tashko Karaxha” dhe “Jani Llukrovski” nga Komuna Gazi Babë.

Për shkak të sanimit të defektit të mbyllësit të rrjetit ujësjellës me diametër 80 mm në rr.”Vlladimir Komarov” nr.7, pa furnizim me ujë nesër nga ora 8:00 deri në orën 11:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga zona e ulët në rr.”Vlladimir Komarov” nr.7 dhe nr.9 në Komunën Aerodrom.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close