Ish-komandanti serb dënohet me 15 vite burgim për krime lufte në Kroaci

 Ish-komandanti serb Dragan Vasiljkoviç është dënuar me 15 vite burgim për krime lufte ndaj ushtarëve dhe civilëve kroatë në luftën e Kroacisë në fillim të viteve të 90-a, raporton Anadolu Agency (AA).

I njohur si “Kapiten Dragan”, gjykimi i ish-komandantit serb filloi në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Splitit në Kroaci. Vasiljkoviçit, themeluesi dhe komandanti i njësitit paramilitar “Beretat e Kuqe”, i është shqiptuar dënimi me 15 vite burgim.

Ai ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij që nga seanca e parë gjyqësore, ndërsa aktualisht ka të drejtën për ankimim të dënimit.

Ndryshe, Dragan Vasiljkoviç u gjykua për krime në burgun në qytetin Knin të Kroacisë në vitin 1991 dhe krime ndaj ushtarëve dhe policëve kroatë të zënë peng në Benkovac në vitin 1993.

Sipas aktakuzës, Vasiljkovic po ashtu akuzohej për asgjësim të civilëve, dëbim me forcë të popullatës, djegie të shtëpive dhe vrasje të civilëve, në një sulm të përbashkët me një njësit tankesh të ish-ushtrisë jugosllave në qytetin Glina në vitin 1991.

Vasiljkovic, i cili pas luftës u vendos në Australi dhe përdori emrin Daniel Snedden, është arrestuar në këtë vend në vitin 2006, ndërsa më 2015 u ekstradua në Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button