Zhbllokohet pagesa e dëmshpërblimeve në bujqësi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e miratoi Planin e aksionit për veprim rreth lëndëve për dëmet e krijuara nga moti i ligë në vitin 2016 që filloi në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim.

Në këtë mënyrë, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), zhbllokohet procesi për pagesë të dëmshpërblimeve të bujqve të cilët në vitin 2016 pësuan dëme nga ngrica, breshëri dhe vërshimet pranverore.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, MBPEU do të formojë komision i përbërë nga përfaqësues të vet dhe të Ministrisë së Financave, Byroja për ekspertizë gjyqësore dhe Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural. Komisioni do të jetë i angazhuar për kontroll të elaborateve dhe kërkesave për dëme, si dhe për përcaktimin e listës përfundimtare të personave, lartësinë e dëmeve që duhet të kompensohen.

“Në periudhën në vijim anëtarët e komisionit do t’i vizitojnë komunat të cilat vitin e kaluar pësuan dëme nga fatkeqësitë nga moti i lig dhe së bashku me komisionet komunale do t’i sigurojnë të dhënat e nevojshme për përfundimin e dëmshpërblimit ndaj bujqve. Do të vizitohen 14 komuna, në të cilat dëme ndaj kulturave bujqësore kanë paraqitur rreth 5.500 bujq”, informon MBPEU.

Pagesa e dëmshpërblimeve do të bëhet në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Më së shumti kërkesa për dëmshpërblim ka në komunën e Resnjës, mbi 2.300.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button