Zaev-Glover: Të gjithë duhet të kontribuojnë për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me ambasadoren Odri Glover, shefe e Misionit të OSBE/ODIHR-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç informojnë nga press-shërbimi, në takim kryeministri Zaev theksoi se të gjitha institucionet e involvuara në procesin zgjedhor, përfshirë edhe partitë politike, duhet të kontribuojnë në zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

“Të mësuar nga zgjedhjet e organizuara keq në të kaluarën, nuk guxojmë të lejojmë që për shkak të parregullsive zgjedhore t’i vëmë në pikëpyetje aspiratat tona euroatlantike mbi të cilat punuam shumë gjatë muajve të fundit për t’i bërë reale gjasat tona”, tha Zaev.

Duke theksuar se zbatimi i procesit zgjedhor është një nga kriteret kyçe për përmbushjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, Zaev potencoi angazhimin e fortë të qeverisë për sanksione të ashpra për çdo individ ose organizatë të cilat do të guxojnë të lëshohen në shkeljen e rregullshmërisë së procesit zgjedhor, si para zgjedhjeve, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, informojnë nga Qeveria.

Shefja e misionit vëzhgues të OSB-së njoftoi kryeministrin me aktivitetet e tyre lidhur me procesin zgjedhor, për numrin e vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër të misionit.

“Të dyja palët, pozita dhe opozita, kemi detyrim serioz, para opinionit, para opinionit diplomatik po ashtu, që të dëshmojmë se vërtetë asgjë nuk do të jetë me rëndësi nëse e humbasim shansin për organizimin e zgjedhjeve korrekte, kredibile dhe demokratike”, deklaroi kryeministri Zaev.

Në njoftim thuhet se nga misioni OSBE/ODIHR informuan se tashmë kanë zhvilluar shumë takime me qytetarë dhe organizata, duke përsëritur se ata janë këtu për t’i ndjekur zgjedhjet, ndërsa tashmë javën e ardhshme do të prezantojnë raportin e parë nga fillimi i fushatës.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button