MASIT: Me rregullore të posaçme të parandalohet dalja e kuadrove të TIK jashtë vendit

Kompanitë TIK kërkojnë ndryshim të ligjeve që të mund të sigurohen stimulime me të cilat do t’i mbajnë inxhinierët të cilat largohen jashtë vendit, prej cilit kuadro në tregun vendor ka mungesë prej 15 për qind.

Nga Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatikës dhe Komunikimeve MASIT sot thanë se duhen ndryshime në pjesën e tatimit të të ardhurave të inxhinierëve, dhe të saktësohen dispozitat për prakticitet, por edhe për punë prej shtëpisë, e cila mundësi edhe pse është e pranuar në përgjithësi në botën e punëdhënëse e shmangin për shkak të paqartësive.

Sipas Aneta Antonova Pesheva, zëvendëskryetare e Bordit drejtues të MAIS-it, me Qeverinë do të bisedohet për rregullore të posaçme, sepse, siç tha, edhe pse firmat i punësojnë inxhinierët e rinj menjëherë pas arsimit edhe i trajnojnë pasi do t’i fitojnë të gjitha certifikatat largohen jashtë vendit.

Dejvid Atberi, drejtor i misionit të USAID-it në Maqedoni, vlerësoi se rregullorja aktuale i pengon praktikat botërore për stimulime si punë prej shtëpisë, bonuse, stazh, orar pune fleksibil. Nëse nuk zgjidhen këto çështje mund të bëhen barrierë për zhvillimin e ardhshëm në sektor”, tha Atberi.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, propozimet dhe vërejtjet nga TIK sektori do të jenë pjesë nga analizat gjatë përpilimit të ligjit të ri për marrëdhënie pune që duhet të miratohen vitin e ardhshëm.

Konferenca për biznes rregulloren është pjesë nga projekti i USAID- partneritet për biznes rregullore më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button