Paqartësi për rishqyrtimin e “Monstrës” dhe “Brodecit”

Këshilli Qeveritar për Reforma në Gjyqësor ende nuk ka përgjigje konkrete nëse do të ketë revizion të rasteve gjyqësore të cilësuara si politikisht të montuara dhe me çfarë procedure do të ishte bërë.

Nga Ministria e Drejtësisë për Alsat M sot konfirmuan se Këshilli ka mbajtur mbledhje, por siç thonë ka zgjatur shkurt. Revizioni i disa vendimeve të ndjeshme gjyqësore është edhe pjesë e programit qeveritar. Në të thuhet se Ministria përkatëse do të jep mbështetje të plotë logjistike për hapjen dhe udhëheqjen e procedurave për lëndët Lagja e Trimave, Sopoti, Brodeci, vdekja e Martin Neshkovskit dhe Nikolla Mlladenov si dhe rasti Monstra. Por, akoma nuk dihet se kurë dhe si. Nga Organizata joqeveritare Komiteti për mbrojtjen e të drejtave vlerësojnë se zgjidhja më e mirë është një ligj i ri i posaçëm që do t’i trajtojë këto raste.

“Dëshmi dhe fakte janë vlerësuar në mënyrë të njëanshme, nuk u lejohej njerëzve përdorimi i dëshmive dhe të gjitha rrethanat marrë në një tërësi, kuptohet që secili në një lëndë të veçantë, cila rrethanë do të gjendet, do të jetë kriter në bazë të së cilit do të lejohen këto, përsëritjet e këtyre procedurave penale”, tha Ilija Tanev, OJQ Komiteti për mbrojtjen e të drejtave.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski pavarësisht se nuk pajtohet me perceptimin se gjykatat kanë kurdisur aktgjykime me urdhër të politikës, për emisionin 360 Gradë thotë se duhet një herë e përgjithmonë të pastrohet çështja me të ashtuquajturat raste të montuara.

“I motivoj të gjithë qytetarët që janë dënuar për çfarëdo dhe kurdo e që posedojnë dëshmi relevante në pajtim me ligjin për procedurë penale, e që janë dëshmi të ligjshme në pajtim me Nenin 12 të ligjit për procedurë penale t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë përsëritje të procedurës”, theksoi Zoran Karaxhoski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Disa informacione të ditëve të fundit lënë përshtypje se nuk është përjashtuar deri në fund mundësia, që bazë për përsëritjen e rasteve kontestuese gjyqësore të mbetet ligji për procedurë penale. Për këtë tregon fakti se gjykata e apelit i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në edhe një lëndë të Speciales. Kryeministri Zaev në intervistën e së premtes për emisionin 360 Gradë shprehu qëndrimin personal se “bombat” mund të ndikojnë në shumë lëndë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button