Kryeministri Zaev si dhe ministrat e tjerë nuk i shfrytëzojnë resurset e Qeverisë gjatë fushatës

Kryeministri Zoran Zaev si dhe të gjithë ministrat e tjerë në Qeveri, në të gjitha aktivitetet partiake marrin pjesë kryesisht pas përfundimit të detyrimeve punuese në kabinetet e saj dhe nuk i shfrytëzojnë resurset e Qeverisë për këtë lloj të aktiviteteve.

“Të rreme dhe të pasakta janë informacionet se Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i kanë shfrytëzuar automjetet zyrtare gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Potencoi se gjatë vizitës së djeshme në Resnjë, Manastir dhe Demir Hisar kryeministri Zaev ka përdorur automjet zyrtar”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria i fton të gjitha organet e administratës shtetërore që t’i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që të garantohet e drejta zgjedhore e të gjithë qytetarëve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button