Dega e BDI-së e promovoi bartësin e listës në Kumanovë

Dega lokale e BDI-së mbrëmë ka hapur shtab në Kumanovë dhe zyrtarisht e ka filluar fushatën për zgjedhjet lokale.

Kryetari i shtabit zgjedhor komunal, Ilir Saiti në deklarata për media, theksoi se anëtarësia, simpatizantët e partisë, si dhe kryesia presin që ta përsëritin rezultatin nga zgjedhjet e kaluara lokale dhe se edhe këtë fushatë, si dhe parapraket do ta udhëheqin sikur deri më tani në atmosferë korrekte, demokratike, ndërsa mbështetjen do ta kërkojnë përmes promovimit të projekteve.

Ai theksoi se në këto zgjedhje paraqiten vetëm me listë të këshilltarëve, ndërsa do ta mbështesë kandidatin për kryetarë të LSDM-së, Maksim Dimitrievski, siç LSDM-ja do t’i mbështesë kandidatet e BDI-së në Çair, Gostivar, Tetovë dhe nëm komuna tjera.

Bartësi i listës, i BDI-së në Kumanovë, Fatmir Idrizi tha se do të punojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve me mbështetje të projekteve nga fusha e infrastrukturës dhe se tërësisht do të angazhohet për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button