Anulohet tenderi për furnizim të rripave të gomës për nevojat e TEC Manastir

SHA ELEM sot njoftoi se është anuluar tenderi për blerjen e rripave të gomës për nevojat e “TEC Manastir”, pasi në ankandin e fundit janë ofruar çmime më të mëdha se buxheti i planifikuar për to.

“Përderisa nuk ka ankesa nga vendimi dhe përderisa vendimi për anulimin e tenderit të futet në fuqi, atëherë do të nënshkruhet tender i ri pasi rripat e gomës janë të nevojshme që ‘TEC Manastir’ të vazhdojë me punën”, njoftojnë nga kompania.

Buxheti i planifikuar për këtë tender është në 258.300.000 denarë.

Nga ELEM njoftojnë se lënda në lidhje me tenderin për gërryerjen e qymyrit në “TEC Manastir” akoma është në vendosje tek Komisioni shtetëror për ankesa nga shpalljet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button