Grevë në mediat greke për shkak të shkurtimeve në fondin shëndetësor

Mediat greke kanë filluar 24 orë grevë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme mes Qeverisë dhe kompanive mediale për shpëtim të fondit sigurim shëndetësor EDOEAP.

“I bëj thirrje Qeverisë që të ndërmarrë përgjegjësi dhe menjëherë të gjejë zgjidhje të problemit sepse mijëra kolegë tanë kanë të drejtë në ilaçe, mbrojtje shëndetësore dhe sigurim shëndetësor”, deklaroi një përfaqësues i Sindikatës së gazetarëve të Athinës, e cila është organizatore e protestave.

Fondi, përmes të cilit numri më i madh i gazetarëve marrin mbrojtje shëndetësore, përballet me jolikuiditet dhe gazetarët druajnë se do t’u shkurtohet mbrojtja shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button