PS, nënshkruhet pakti i mirëkuptimit mes qeverisë dhe grupit kuvendor

Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja e mirëkuptimit mes grupit parlamentar të PS, qeverisë dhe sekretariatit të kësaj partie, përcjell Top Channel.

Duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se implementimi i kësaj marrëveshjeje duhet të jetë prioritet për mazhorancën.

“Kjo marrëveshje synon të çojë në nivel të ri bashkëpunimin mes palëve, që janë në të njëjtën skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale e kolektive, që burojnë nga kontrata e PS me qytetarët. Kjo marrëveshje përbën një pikë referimi për PS, për çdo deputet, qeverinë dhe çdo ministër”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka vlerësuar se, marrëveshja do të forcojë debatin e brendshëm dhe do të ushqejë klimën e besimit mes palëve.

Më tej Rama ka folur edhe për ligjin për menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se qytetarët do të jenë të mirinformuar për projektin.

Ndërsa sa i takon reformës në drejtësi, kreu i qeverisë ka nënvizuar se vettingu është kthyer në një debat steril, ndërsa ka premtuar se, “nuk do të kursejmë asnjë burim që kemi për këtë proces”.

Ndër të tjera, Rama ka rikonfirmuar reduktimin e qeverisë, kur ka thënë se, “jemi në një fazë ku po bëjmë ristrukturimin e pushtetit ekzekutiv”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button