Bregu Perëndimor: Një palestinez vrau tre izraelitë

Një palestinez sot ka vrarë tre palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar në lumin Jordan para se të vritet nga forcat izraelite të sigurisë.

Një izraelit është lënduar dhe është në gjendje kritike.

Policia izraelite sulmin e karakterizoi si akt terrorist.

Sulmuesi ka tentuar të hyjë në fshatin hebraik Har Adar së bashku me grupin e punëtorëve palestinez. Pasi ka shkaktuar dyshim te forcat izraelite të sigurisë, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka filluar të gjuajë.

Nga tetori i vitit 2015 Izraeli, Jerusalemi dhe territoret palestineze u bënë skenë e dhunës ku kanë humbur jetën të paktën 295 palestinezë, 50 izraelitë, nga dy amerikanë dhe jordanezë, britanikë, eritreas dhe sudanezë. Pjesa më e madhe e palestinezëve të vrarë janë kryerës të sulmeve, kryesisht me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button