fbpx

Agjencia për punësim do të informojë për zbatimin e Ligjit për falimentuesit

Agjencia për punësim sot në konferencë për shtyp do të informojë hollësisht për zbatimin e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.

Në konferencë për shtyp do të marrin pjesë drejtoresha e Agjencisë për punësim Biljana Jovanovska dhe kryetarja e shoqatës UNIT, Liljana Georgievska.

Me ligjin për punëtorët e falimentuar të cilin kohë më parë e solli Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mundëson që rreth 3.000 persona të marrin kompensim mujor prej nga 7.596 denarë, gjegjësisht 34 për qind nga neto paga e paguar mujore gjatë vitit të kaluar. Në vit për këtë qëllim nga Buxheti i APRM-së do të sigurohen 300.816.000 denarë.

Kompensimin mund ta shfrytëzojnë personat e papunë të moshës nga 52 vjet gratë dhe 55 vjet burrat me të paktën 15 vjet stazh në ndërmarrjet me pronësi dominuese të shtetit, ndërsa atje marrëdhënia e punës t’ju ketë mbaruar në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, në përmbyllje me 30 qershorin e këtij viti. Personat duhet të kenë të drejtë të hapur të kompensimit në para pas 1 janarit të vitit 1995 dhe pas realizimit të të drejtës së kompensimit në para të mos ishin të punësuar në kohë të pacaktuar, gjegjësisht marrëdhënia e punës të mos u ndërpritet sipas dëshirës dhe fajit të tyre. 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close