Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale, partitë në mitingje dhe takime me qytetarët

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, sot në ditën e dytë të fushatës 20 ditore zgjedhore do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët nëpër shumë qytete dhe vendbanime.

Sipas agjendës, Bashkimi Demokratik për Integrim sonte do të mbajë tubime në Pllasnicë, Debresht dhe në Cërnilishtë.

PDSH ndërkaq tubim do të mbajë në Zhitosh, komuna e Dollnenit.

Nga Aleanca për Shqiptarët (RDK – UNITETI) për sot paralajmëruan se do të hapin shtab zgjedhor në fshatin Çajle të Gostivarit, në prani të kandidatit për kryetar të Gostivarit, Shpat Iseini.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM sonte tubimin qendror do ta mbajë në Gjevgjeli. Paraprakisht tubime do të mbajë edhe në Dojran, Vallandovë dhe Bogdancë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE tubime do të mbajë në Vinicë dhe Koçan, ndërsa paraprakisht do t’i vizitojë vendbanimet Çeshishovë-Obleshevë dhe Zërbovc.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button