Haradinaj: Shumë shpejt do të kemi liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave do të ndodhë në afat rekord.

Shefi i ekzekutivit nuk ka specifikuar data se kur do të ndodhë ky proces.

Ka thënë se kjo nuk do të jetë diçka e jashtëzakonshme.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për shkarkimin e Komisionit për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Unë nuk dua t’i humbë Kosovës në liberalizim të vizave. Nuk po humbi kohë, por po e adresoj”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik.

Haradinaj ka shtuar se nuk i ka humbur asnjë ditë Kosovës për vizat.

“Komisioni i ri sot ka filluar punën zyrtarisht. Kufiri është në Çakorr dhe Kullë”, ka theksuar Haradinaj.

Sa i përket rritjes ekonomike, kryeministri ka thënë se kalkulimet për rritje ekonomike janë reale.

“Presim një rritje ekonomike të qëndrueshme. Qeveria do të jetë vepruese deri në arritje të qytetarët. Ky është një dallim substancial”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button