fbpx

Në Agjencinë e Punësimit janë marrë rroga por nuk është punuar

Tamara Kaçulloska, bashkudhëtare e Dime Spasov identiteti i së cilës u mbajt i fshehur për një kohë të gjatë pasi që Spasov goditi me xhip vetura të parkuara, dhjetë vjet ka marrë rrogë kurse nuk ka shkuar në punë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë (APRM), njofton Portalb.mk.

Drejtoresha Jovanovksa thotë se Tamara nuk ka qenë i vetmi rast pasi që edhe tre punonjës të tjerë nuk kanë shkuar në punë kurse kanë marrë rrogë me çka kanë dëmtuar buxhetin për milion denarë.

“Në vijim janë procedurat ligjore për gjetje të fajtorit dhe dhënie të përgjegjësisë, si ndaj personave që kanë qenë të punësuar dhe kanë marrë rrogë po ashtu edhe për udhëheqësit e tyre”, tha drejtoresha e APRM-së, Biljana Jovanovska.

Jovanovska bëri të ditur se krahas punonjësve, për periudhë kohore prej më shumë se një muaj në punë nuk ka shkuar as udhëheqësi i sektorit të menaxhimit me resurset njerëzore, Vllatko Jordanovski, ndërkohë që ka marrë rrogë.

U tha se të gjithë duhet t’i kthejnë paratë.

“Parimisht, unë mendoj se nëse dikush i ka përdorur për nevoja personale mjetet duhet t’i kthejë. Kjo është edhe ligjërisht”, tha pjesëtari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Dellev.

Tash për tash vetëm Dime Spasov i ka kthyer paratë të cilat i ka shpenzuar nga kartela zyrtare e APRM-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close