Maqedoni, qytetarët gjatë një viti hedhin ushqim në vlerë prej 10 milion euro

Maqedonia do ta rregullojë hedhjen e ushqimit. brenda një viti nga qytetarët hedhet ushqim në vlerë prej 10 milion euro, rreth 5.000 tonë, sasi që mund të shfrytëzohet prej 13 mijë individë në tre shujta ditore, njofton Portalb.mk.

Për tejkalim të këtij problemi janë duke u përgatitur ndryshime ligjore të cilat pritet të përfundojnë në fillim të vitit dhe me të cilat parashihet që teprica e ushqimit në vend se të gjuhet, e njëjta të donohet.

Ky propozim-ligj fillimisht do t’i përkap vetëshërbimet e mëdha, transportuesit dhe prodhuesit e ushqimit, më pas restorantet dhe amvisëritë.

Do të kërkohet që edhe ndërmarrjet të largohen nga pagesa e tatimit kundrejt vlerës së ushqimit të donuar.

Franca është shteti i vetëm në botë që rregulloi problemin e hedhjes së ushqimit, ndërkohë që punohet në Britani të Madhe ku në vit hedhet rreth 15 milionë ton ushqim. Në Bashkimin Evropian hedhja e ushqimit arrin vlerën deri më 100 milion ton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button