“Era e re” e VMRO-DPMNE-së: Gruevski në media shqiptare kurse kandidatët lokal refuzojnë debatet

Paralelisht motos “Era e re” lideri i VMRO-DPMNE-së ka vendosur që gjithnjë dhe më shumë të shfaqet në media shqiptare ndërkohë që kandidatët për kryetar komunash refuzojnë debatet televizive, njofton Portalb.mk.

Kandidatët për kryetarë komunash të VMRO-DPMNE-së të cilët më 15 tetor do të përballen me ata të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe të partive tjera shqiptare, këtë refuzojnë ta bëjnë para 15 tetorit në mediat e Maqedonisë.

Ata refuzuan të shkojnë në TV Telma dhe 24, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së në Veles, Sllavço Çadiev nuk u gjend përballë kandidatit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Ace Kocevski.

Ngjashëm me Çadievin ka vepruar edhe kandidati për Kumanovën, Zoran Gjorgjievski.

Mirëpo, këtë nuk e bën lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski i cili ndryshe prej zgjedhjeve paraprake, në këto zgjedhje ka zgjedhur të paraqitet në televizionet shqiptare. Fillimisht ishte në Alsat-m kurse dje ishte në Klan Kosova të Kosovës.

Që të dyja paraqitjet e tija ishin të parat edhe pse për më shumë se 12 vjet ka qenë në pushtet.

LEXO: Gruevski tregon pse s’ka qenë kurrë për vizitë zyrtare në Kosovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button