fbpx

Presidenti Macron, deklarata të ashpra mbi akuzat ndaj të shoqes!

Çifti presidencial francez u përfol së shumti, e kjo më tepër për aspekte sociale, se sa politike. Diferenca në moshë mes Emmanuel dhe Brigitte Macron është e konsiderueshme, përkatësisht Brigitte është plot 24 vite më e madhe se sa Presidenti francez. Komentet negative ishin të shumta, por Emmanuel nuk ka mdejtur aspak i heshtur kundrejt një fenomeni të tillë. “Nëse do të kisha qenë 20 vite më i madh se bashkëshortja, askush nuk do të mendonte për asnjë sekond të vetëm që nuk do të mund të isha një partner siç duhet të jem”, ka deklaruar ai për Le Parisien, shkruan Bordo.al. 

Një mendim të tillë, Macron nuk e ka lënë pa një shpjegim, duke vijuar më tej: “Vetëm se është ajo 20 vite më e madhe, njerëzit marrin guximin të thonë se kjo marrëdhënie nuk është e mundur.” Çifti u martua në 2007, kur Emmanuel ishte 29 vjeç, ndërsa Brigitte 54. Diferenca e tyre në moshë është pothuajse e njejtë me atë të Donald dhe Melania Trump, me ndryshimin e vetëm se këto të fundit nuk u bënë objekt bisede e akuzash për asnjë çast. Macron shpjegon se të tilla komente negative vijnë si pasojë e misogjenisë dhe mënyrës tradicionale të së menduarit të shoqërisë. Ai gjithashtu nuk lë pa përmendur akuzat e hedhura mbi figurën e tij, mbi të qenurit homoseksual më parë, dhe zgjedhjes së bashkëshortes vetëm prej këtij orientimi të kundërt seksual. Sipas tij, këto janë ndjenjat e fshehura të komentuesve, si dhe kufizimi i pikëpamjes sociologjike….

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close