Kukullat matrioshka shndërrohen në ikonë të Rusisë

Kukullat “matrioshka” të cilat u dizajnuan në shekullin 19-të në Rusi për zhvillimin mental të fëmijëve, u shndërruan në ikonë të shtetit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Tetë kukulla të futura brenda njëra tjetrës të dizajnuara në vitin 1890 nga artisti rus Sergej Maljuti dhe të bëra nga artisti i gdhendjes në dru Vasily Zvjozdoçkin, emrin e tyre e morën nga emri i famshëm për femra gjatë asaj periudhe “Matrijona”.

Kukullat nga druri deri në fillimin e shekullit 20 përdoreshin nëpër shkolla për zhvillimin mental të fëmijëve, për mësimin e ngjyrave, dimensioneve dhe koncepteve familjare.

Kukullat për herë të parë u ekspozuan në vitin 1904 në një panair ndërkombëtar në Paris dhe u bënë të njohur në të gjithë botën me emrin “matrioshka”.

Matrioshka e cila më shumë simbolizon lindshmërinë e nënës, me vendosjen brenda njëra tjetrës tregon anën mbrojtëse të nënës. Pas panairit në Paris ajo kishte kërkesa nga çdo shtet i botës.

Për një kohë të shkurtër matrioshka u shndërrua në ikonë të Rusisë.

Preferohet druri i blirit

Shefja e Departamentit të Dizajnit në Intitutin e Arteve të Bukura në qytetin Sergiev Possad, Daria Baranova njofton se matrioshka për herë të parë ka filluar të prodhohet në punëtoritë e qytetit në mesin e shkullit 20.

Duke vënë në dukje se druri nga i cili do të prodhohet matrioshka duhet të zgjidhet me kujdes, Baranova bën të ditur se për këtë zakonisht zgjidhet druri i blirit. Ajo thotë se druri kalon me mjeshtëri dhe pasi të bëhet pastrimi i tij me kujdes, kalon në pjesën ku bëhet ngjyrosja dhe dizajnimi.

Elena Kalenova nga Fakulteti i Edukimit dhe Arteve nga Moska thotë se pas tharjes së produkteve nga fabrika ato radhiten dhe më pas fillon faza e pikturimit dhe vizatimit.

Duke treguar se së pari ngjyroset pjesa e fytyrës e më pas ato të fustanit dhe të detajeve, Kalenova thotë se zakonisht për këtë përdoren ngjyrat e kyqe, kaltër, kafe dhe e bardhë. Ajo thotë se në matrioshka ngjyroset me llak.

Matrioshkat gjatësia e të cilave dallon nga 1 centimetër e deri në 13 metra në bazë të ngjyrës, vizatimeve, madhësisë dhe figurave shitet nga 100 e deri në 58 mijë rubla (1.5 deri në rreth 1 mijë dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button