Ja si u njohën Marina dhe Getoari!

Ishte e ftuar në ‘Xing’ të Ermal Mamaqit, ku zbuloi jo pak për jetë private dhe atë profesionale. Statusi post-martesor i është shtuar angazhimit të ri të Marinës në televizionin Klan, ndërsa moderatori nuk ka nguruar ta pyesë lidhur me marrëdhënien me Getoarin. Pas pyetjes se “Çfarë i ndalon Getit kur je shumë e mërzitur?”, Vjollca u përgjigj se në raste të tilla e detyronte reperin të anullonte udhëtimet. Duke rrëfyer se ishte Geti ai që gatuante në shtëpi – “Është një kuzhinier i shkëlqyer”, thekson Marina – kjo e fundit ka zbuluar edhe mënyrën e njohjes mes saj dhe këngëtarit, shkruan Bordo.al.

Moderatorja tregoi se në fakt, e gjithë historia ka nisur nëpërmjet Instagramit. “Ka qenë një histori shumë e avashtë. Kemi dashur që lidhja të mbetej private, por ka qenë e pamundur”, ka treguar fillimisht Marina, për të vijuar më tej: “Në fillim kemi patur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë…deri sa erdhi njëoment dhe më tha: ‘Dua të takohemi bashkë’”. Edhe pse një histori që nuk para e dëgjojmë tek VIP-at, mesa duket rrejtet sociale nuk është çudi që të shërbejnë si burim i një dashurie, të finalizuar me martesë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button