fbpx

Dramë në burgun e “Idrizovës”: Tre të burgosur janë ngjitur në kulm dhe i kanë hedhur tjegullat

Tre të burgosur të burgut të Idrizovës kanë hipur në kulm ku për shkak të revoltimit kanë filluar t’i hedhin tjegullat dhe kërkojnë të takohen me drejtorin Qerim Mahmuti, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga burgu për Fokus.mk, jashtë ndërtesës së burgut janë mbledhur të gjithë të urdhëruar, por ata insistojnë të flasin me drejtorin, i cili sipas bashkëbiseduesve të “Fokus”, akoma nuk ka dalë jashtë.

Të burgosurit janë ngjitur lart, nën kulm ndodhet ambulanta e cila është lënë në qiell të hapur sepse një pjesë e tjegullave janë hedhur në oborr.

“Fokus” hyri në kontakt me drejtorin, por ai i luti që të presin sepse ishte i zënë, pastaj e ka mbyllur telefonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button