Nuk ka të infektuar të rinj nga fruthi, rekomandim vaksinimi të jetë prioritet

Qendra e Shëndetit Publik – Shkup informon se nuk janë paraqitur raste të reja të të infektuarave nga fruthi dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore pesë personat, te të cilët është regjistruar kjo sëmundje dhe të premten është shpallur epidemi e kufizuar në rajonin Kvantashka në komunën e Gazi Babës.

Gjatë fundjavës janë vaksinuar rreth njëqind persona, të cilët kanë qenë në afërsi të drejtpërdrejtë me të infektuarit dhe të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk kanë vërtetim për vaksinë në territorin e komunës, ku është shpallë epidemi.

Ekipe nga Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik bashkërisht kryejnë kontroll shtesë të kartonëve të vaksinave dhe i thërrasin për vaksinim fëmijët e pa vaksinuar dhe jo të vaksinuar tërësisht. Njëherit, është urdhëruar të gjitha shtëpive të shëndetit, prioritet ta kenë vaksinimin, gjegjësisht rivaksinimin në shkolla kundër morbileve, rubeolës dhe parotitit.

“Ekipet për imunizim, nëse ka nevojë, në territore të veçanta rajonale do të bëjnë edhe vaksinim në terren, me qëllim të zbulimit të fëmijëve të paparaqitur dhe aspak të vaksinuar në territorin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën nga Qendra e Shëndetit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button