Shilegov dhe Bogoev: Shkupi dhe Karposhi do të jenë vende më të mira për jetesë

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja Petre Shilegov dhe kandidati për kryetar komune të Karposhit nga kjo parti Stefan Bogoev, si dhe kandidatët për këshilltarë dhe ekipet e tyre në mënyrë simbolike nga skela e Vardarit, sot e filluan fushatën zgjedhore.

Shilegov theksoi se me këtë fushatë do të ofrojnë qasje tërësisht të ndryshme dhe vizion për atë si duhet të jetë Shkupi.

Shkupi sipas tij, meriton të jetë modern, evropian, qytet i lirë siç ka qenë me traditë. Theksoi se në të kaluarën mund të shihej e kundërta, ndërsa për këtë siç theksoi, kërkon mbështetje që të jepet jetë për të gjithë në Shkup.

Bogoev megjithatë, tha se planifikojë ta vizitojnë çdo familje, të gjithë qytetarët, të bisedojnë me secilin, t’i tregojnë planet e tyre dhe t’i dëgjojnë nevojat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button