fbpx

Javë e nxehtë gjyqësore për Zaevin, Gruevskin dhe Taleskin

Gjykata Penale e Shkupit për këtë javë në orar ka agjendë të mbushur me seanca gjyqësore për rastet “Fortesa 2”, “Ryshfet”, “Shuplaka” dhe “Transporter” që shkaktojnë interes të madh në opinion dhe të cilat pas akuzave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë dërguar në Gjykatën Penale, njofton Portalb.mk.

Në grupin e të akuzuarve duhet të ulen kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kryetari i Komunës së Manastirit në ikje, Vlladimir Taleski.

Java e mbushur me agjendë gjyqësore bie në javën e parë të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Për shkak të kësaj nuk është e përjashtuar mundësia që sërish të shtyhen këto seanca,  të cilat më shumë se një vjet po zgjatin dhe assesi të mos fillojë debati kryesor.

Agjenda e seancave gjyqësore duket kështu:

26 shtator ( a martë)- Duhet të vazhdojë seanca për rastin “Fortesa 2”, në këtë rast i dyshuari i parë për shkatërrimin e dokumenteve nga përgjimet e paligjshme, është ish shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujovski i cili ndodhet në arrati. Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

27 shtator (e mërkurë) – Duhet të vazhdojë seanca për rastin “Ryshfet”. Në këtë rast , Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

28 shtator (e enjte)– Duhet të vazhdojë seanca për rastin “Shuplaka”, në këtë rast të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

28 shtator ( e enjte) – Duhet të vazhdojë seanca për rastin “Transporter”, ku kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 21 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të tenderëve për udhëtimin e nxënësve në Manastir, që e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës me rreth 300.000 euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close