Fushata zgjedhore filloi me demolimin e selive, u demolua edhe selia e VMRO-DPMNE-së

Dita e parë e fushatës zgjedhore të partive politike filloi për zgjedhjet lokale filloi me dëmtime të selive të të dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se në mëngjes disa njerëz të panjohur e kanë thyer dritaren e selisë së tyre në komunën Kisella Vodë. Nga partia e kanë dënuar incidentin, ndërsa kandidati për kryetar komune nga VMRO-DPMNE-ja, Jian Tarçullovski për mediat deklaroi se beson se bëhet fjalë për se është rast i izoluar dhe se radikalizmi nuk është vepër r kundërshtarëve politik.

“Mbrëmë selia jonë u demolua, Besojmë se kjo nuk është bërë me qëllim nga kundërshtarët, por bëhet fjalë për rast të izoluar nga dikush që dëshiron të dëmtojë në zgjedhje. Do t’i hedhim poshtë këto probleme si të pavlera. Ne e kemi programin tonë dhe do të përmbahemi. Fushata jonë do të jetë pozitive”, tha Tarçullovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button