Abe: Dhoma e Poshtme e Parlamentit do të shpërndahet më 28 shtator

Dhoma e Poshtme e Parlamentit në Japoni do të shpërndahet më 28 shtator, deklaroi sot kryeministri i Japonisë, Shinxo Abe, para fillimit të forumit të Partisë Liberal-Demokratike.

Gjithashtu, kryeministri Abe, pritet të thërrasë zgjedhje të parakohshme në tetor, për të përfituar nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.

Mediat lokale raportojnë se Abe do t’i thërrasë zgjedhjet më 22 tetor.

Gjatë fushatës, ai pritet të bëjë zotime për shpenzimet sociale, të marrë qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Veriut dhe të premtojë rishikimin e kushtetutës mbi rolin e ushtrisë.

Abe ka shërbyer gati gjashtë vjet si kryeministër. Pas një mandati të shkurtër një dekadë më parë, ai është kthyer në pushtet me një fitore të madhe në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button