Sugareski: Mbi 20 milionë euro për rrjete e ujësjellësit dhe kanalizimit

Njëzet milionë euro do të investohen në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit në mbi 20 komuna, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Theks me ciklin të ri investues është vënë në komunat rurale ku ka vetëm 18 për qind mbulim me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për katër vjet, potencoi Sugareski, shtritja duhet të rritet në 40 për qind në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe balancë mes qendrave urbane dhe mjediseve rurale.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve e realizon projektin në bashkëpunim me Bankën Invtestuese Evropiane, bankën KFV dhe Sekretariatin për Çështje Ekonomike nga Zvicra.

Nga njëzet milionë euro për projektet, një pjesë janë siguruar përmes huasë funksional dhe të volitshëm, ndërsa të tjerat janë mjetet të pakthyeshme përmes grantit me ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë.

Siç paralajmëroi ministri Sugareski, projektet e reja për rrjetin e ujësjellësit dehe kanalizimit duhet të fillojnë me realizim për dy deri në tre muaj, ndërsa ndërkohë të zbatohen procedurat përkatëse për furnizime publike dje zgjedhjen e kryerësve të aktiviteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button