Merkel në kërkim të partnerëve të koalicionit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në kërkim të partnerëve të mundshëm të koalicionit, një ditë pasi blloku i saj demokristian shënoi mbështetje më të dobët sesa pritej në zgjedhjet kombëtare, përcjell REL.

Votimet po ashtu sollën në Parlament partinë anti-islamike të ekstremit të djathtë, Alternativa pë Gjermaninë – për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Partia e Social-Demokratëve, partnere e Merkelit qysh në vitin 2013, ka thënë se do të shkojë në opozitë për shkak të humbjes së madhe në zgjedhje.

Kjo ka bërë që Merkel dhe aleatët e saj të shqyrtojnë mundësinë e një koalicioni trepartiak, me Demokratët e Lirë dhe Partinë e Gjelbër.

Në një parlament të ndarë në gjashtë parti, procesi i formimit të qeverisë së koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button