fbpx

Pogradec, 49-vjeçari: E vrava gruan për xhelozi

Bashkim Mekolli, 49-vjeçari i cili të dielën vrau gruan e tij me sqepar, deklaroi në polici se e kishte bërë këtë gjë nga xhelozia, përcjell Top Channel.

49-vjeçarja Demirkë Mekolli u vra nga bashkëshorti i saj në oborrin e banesës, në fshatin Blacë të Pogradecit. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së dielës, ku 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqepar në kokë bashkëshorten e tij.

Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ku çifti jetonte, ndërsa autori menjëherë pas ngjarjes është parë me sqepar dhe thikë në dorë duke u kërkuar të afërmve të lajmëronin policinë. Sipas të dhënave paraprake, autori vuante nga depresioni dhe prej dy muajsh kurohej, por me sa duket edhe ilaçet nuk kanë dhënë efekt.

Vetë babai i autorit tregon se djali i tij vazhdimisht grindej me bashkëshorten, ndërsa çifti jetonte në skamje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close