Interi ka mbrojtjen më të mirë në kampionat (FOTO)

Interi i është kthyer fitoreve në Serie A pas barazimit ndaj Bolognas.

Këtë herë duke fituar ndaj Genoas me rezultat 1-0 me golin e Danilo D’Ambrosios, njofton Telegrafi.com.

Dhe për këtë e përditshmja italiane ‘La Repubblica’ ka analizuar shkurt momentin që po kalon klubi zikaltër:

“Më në fund vjen fitorja e Interit. Spalletti tani fiton minimalisht. Një skuadër që nuk të argëton, por ka mbrojtjen më të mirë në kampionat me dy gola të pësuar”.

Gola janë pësuar në fitoren ndaj Romës në fitoren 1-3 dhe barazimin ndaj Bolognas.

Në qendër të mbrojtjes të pazëvendësueshëm janë Milan Skrinar dhe Joao Miranda.

Ndërsa anësor D’Ambrosio, Dalber me raste Yuto Nagatomo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button