Një i vrarë dhe shtatë të plagosur gjatë sulmit në një kishë në SHBA

Një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar mbrëmë, kur një burrë i armatosur i maskuar është futur në kishë në qytetin amerikan Neshvil dhe ka hapur zjarr ndaj besimtarëve të pranishëm.

Njëri nga të pranishmit në kishë i është hedhur burrit në përpjekje që ta ndalojë dhe gjatë luftimit të tyre, sulmuesi ka qëlluar me pistoletën që ka pasur në dorë dhe është vetëlënduar.

Sulmuesi është identifikuar si 25 vjeçari Emanuel Kidega Samson, i cili është arrestuar disa orë pas sulmit. Për shkak të lëndimeve të marra, ai është dërguar në spital, ku është ndaluar nën mbikëqyrje të policisë.

Sipas analizave të hetuesve, nuk ekziston lidhje mes sulmuesit dhe besimtarëve tjerë.

Tani për tani nuk dihet motivi për sulmin. v

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button