SHBA zgjeron ndalesën e udhëtimit

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit, transmeton REL.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

“Amerika e sigurt është prioriteti im numër një. Nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t’i kontrollojmë”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre.

Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA.

Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button