fbpx

EVN filloi me harmonizimin e njehsorëve të energjisë elektrike për tarifën e lirë ditore

EVN Maqedoni prej sot do të fillojë t’i harmonizojë njehsorët e energjisë elektrike të konsumatorëve pas vendimit të Qeverisë për kthimin e tarifës së lirë ditore nga 1 tetori.

Këtë e paralajmëroi kryetari i Këshillit administrativ të “EVN Maqedoni” Shtefan Peter dje në Ohër.

Ai shprehu bindjen se të gjithë 800 mijë amvisëri deri në fund të muajit të ardhshëm do të kenë tarifë të lirë ditore, para fillimit të sezonit të ngrohjes.

Sipas vendimit, energji të lirë elektrike do të ketë dy orë në ditë nga e hëna deri të shtunën nga ora 14 deri në ora 16. Tarifë të lirë të energjisë elektrike ka edhe gjatë orëve të mbrëmjes çdo ditë nga ora 22 deri në në ora 07 të mëngjesit dhe të dielën gjatë gjithë ditës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close