Fitorja e Merkelit në Gjermani/ Reagon Basha: Jemi besimplotë për forcimin e bashkëpunimit

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, ka uruar kancelarin Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet elektorale në Gjermani, transmeton Syri.net.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha  shprehet besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes PD dhe partisë CDU të Angela Merkelit.

“CDU me kancelaren Merkel përsëri forca më e madhe politike në Gjermani. Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes @pdshqiperi dhe @CDU”- ka shkruar Basha.

Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani, sipas exit polleve, Merkel ka arritur të marrë rreth 32.7 % të votave duke u renditur si forca e parë politike, por duhet të krijojë koalicion për formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button