fbpx

Lëvizja BESA mbajti konventën promovuese në Tetovë për kandidatët e kryetarëve të komunave

Sonte Lëvizja BESA mbajti konventën promovuese për kandidatët e kryetarëve të komunave dhe këshilltarë komunal në Sheshin “Iliria” në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Lëvizjes BESA, i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se pas zgjedhjeve të 15 tetorit do të vijë ndryshimi për shqiptarët.

“Zoti do ta ndryshojë gjendjen tonë, sepse ne do ta ndryshojmë veten. Ne jemi të gatshëm që të sprovohemi edhe me këta politikanë të korruptuar. Por, nuk do të ketë më politikanë që do të pasurohen në kurriz të popullit, por do të ketë shërbëtorë që do të punojnë për qytetarët”, ka deklaruar Kasami.

Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij në Konventë, ka thënë se tashmë nuk nuk do të ketë votë shqiptare që do të shkojë për ata që Shkupin shqiptar e japin për ideologjitë titise.

Ai ka thënë se vota e qytetarëve nuk do të jetë për ata pushtetarë të deritashëm që Tetovën e lanë me ajër e ujë të ndotur.

Ibrahimi u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 15 tetorit ta mbështesin frontin e krijuar nga Lëvizja BESA kundër “enveristëve” dhe “titistëve”.

Konventa e Lëvizjes BESA është mbajtur në shesh të hapur, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka rënë shi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close