Konservatorët e kancelares Angela Merkel kanë siguruar një mandat të katërt radhazi në pushtet në zgjedhjet që sollën një parti të së djathtës ekstreme për të parën herë në Parlament në më shumë se gjysmë shekulli, transmeton Top Channel.
Blloku konservator i Merkelit, Kristian-Demokratët dhe aleatët e tyre bavarezë, Unioni Kristian-Social, morën 32.5 për qind të votave, sipas një exit-polli të transmetuesit publik gjerman, ARD, që e bën atë grupin më të madh parlamentar.
Rivalët e tyre më të afërt, Social Demokratët e qendrës së majtë, morën 20 për qind të votave, rezultat ky më i keqi në periudhën e pas luftës. Duke falënderuar mbështetësit dhe anëtarët e partisë, kandidati i socialdemokratëve, Martin Schulz, tha se rezultati i arritur tregon se partia nuk ka mundur të tërheq bazën ndërkohë që konfirmoi edhe se nuk do të dorëhiqet nga posti i liderit socialdemokrat.
Alternativa për Gjermaninë, formacion ky i ekstremit të djathtë, nacionalist dhe anti-islam, ka tronditur skenën politike duke dalë i treti dhe duke hyrë për të parën herë në parlament me 13.5 për qind të votave.
Lideri i partisë, në një postim në Twiter, shkruante se Gjermania kishte përjetuar një tërmet politik të përmasave gjigande. Ndërsa, të dy gjigandët e politikës gjermane, CDU/CSU dhe SPD, duket se kanë humbur vota krahasuar me 2013, të gjelbrit, e majta, liberalët dhe nacionalistët, kanë fituar dukshëm mbështetje.
Katër partitë më të vogla, janë të gjitha mbi pragun e pesë përqindëshit që garanton hyrjen në Bundestag, çka bën që për të parën herë do të ketë gjashtë parti në parlamentin gjerman.
Merkel, liderja më jetëgjatë në detyrë në Evropë, duhet tani të formojë një qeveri koalicioni, një proces ky i vështirë, që mund të kërkojë muaj të tërë kohë pasi të gjithë partnerët e mundshëm, nuk janë të sigurt nëse duan të ndajnë pushtetin me të.
Social-Demokratët e Martin Schulzit, aktualisht janë partnerët më të vegjël në koalicionin e Merkelit, por përsëritja e këtij skenari, të paktën deri më tani, është përjashtuar.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.