Si e shndërroi “Maria” lagjen e “Despacito”-s

Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit, transmeton Top Channel.

Videoja hapet me plazhet e “La Perla”-s, duke treguar më pas godinat shumëngjyrëshe, shkrimet në mure dhe kulturën për të cilën shquhet Porto Riko.

Por uragani “Maria” e ktheu në rrënoja lagjen e “La Perla”-s, ashtu siç bëri me pjesën tjetër të ishullit amerikan dhe Karaibeve, më herët gjatë javës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë shkatërrimin në “La Perla” e kudo tjetër. Godinat kanë mbetur pa çati, e muret e shumë shtëpive janë shembur.

Këngëtari i suksesshëm portorikan, Fonsi nxitoi të postonte fillimisht një video me përmbytjet masive në lagje. Më pas publikoi dy foto krah njëra-tjetrës, në të cilat zona që u bë e famshme në videoklipin e hitit të tij, shfaqej para dhe pas uraganit.

“Kjo pamje më copëton zemrën në 3 pjesë”, shkruan Fonsi, duke shprehur besimin se ishulli do të rikthehet shumë shpejt siç ka qenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button