Këto janë vendet evropiane me pagat më të ulëta

Duke marrë parasysh koston e jetesës, punëtorët në 11 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore marrin 944 euro më pak paga se sa punëtorët në Gjermani.

Pagat më të ulëta janë fituar nga punëtorët në Rumani, Bullgari, Hungari, Letoni dhe Kroaci.
Këtë e tregon hulumtimi i Institutit Evropian të Tregtisë.

Nëse shqyrtohet sipas nga sektorëve atëherë disa punonjës marrin 1058 euro në muaj më pak se homologët e tyre në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Ka dallime të mëdha në pagat mes Evropës Lindore dhe Perëndimore në sektorët e ndërtimit, artizanateve, sektorit publik dhe financave.

Ekziston një ndryshim i vogël në pagat në hotelet, shitjet me pakicë dhe administrative.

Mendohet se në Gjermani, Austri, Holandë dhe vendet skandinave prodhimi industrial ka qenë i suksesshëm pikërisht për shkak të pagave të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button